- Prindërit e punësuar/Prindër vetëmbajtës që kan fëmijë të mitur deri në moshën 10 vjeç ose deri më klasën e katërt për të cilët kujdesi në shtëpi është i domosdoshëm, njëri prind lirohet nga puna dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe është e justifikuar nga ana e punëdhënësit në përputhje me fragmentin e nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 15-të nga ana e Qeveris së Republikës Maqedonis së Veriut e mbajtur më datë 10.03.2020 dhe nga fragmenti i nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 16–të e mbajtur më datë 11.03.2020. Gjithashtu është e nevojshme që deri te Departamenti për punë njerëzore të sigurojnë prova/ konfirmim të arsyeve të kësaj leje të arsyeshme (vërtetim nga kopshti i femijës, një kopje të pasaportës për moshën e fëmijës ose kopje të çertifikatës së lindjes, vërtetim i nxënësit me kohë të plotë nga instuticionet arsimore ose kopje e dëftesës).Përkatësisht punonjësit që shfrytëzojnë pushim të arsyeshëm mbi bazat e mësipërme duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën e tyre personale me shkrim deri te Departamenti për punë njerëzore nën përgjegjësin morale, materiale dhe penale që do të jenë në dispozicion të punëdhnënësit në çdo kohë për të kryer detyrat zyrtare nga shtëpija e tij, duke komunikuar me e-mail, ose gjatë ditës në situata emergjente dhe duke qenë fizikisht në punë për dy deri më tre orë
- Çdo prind i punësuar/ prind vetëmbajtës i femijës së mitur deri në moshën 10 vjeç, fëmijët e të cilëve nuk ndjekin kopshtin e fëmijëve ose nuk janë të përfshirë në mënyrë institucionale në procesin arsimor,nuk janë të liruar nga puna dhe kryerja e veprimatarive të punës.
- Lirohen nga puna dhe aktivitet e punës gratë shtatzëna personat me sëmundje kronike. Kategorit e mëposhtme të personave janë të liruar nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të vërtetimit për sëmundjen nga ana e mjekut shtëpiak për kushtet e më poshtme:
- Sëmundjet kronike respiratore
- Sëmundjet e rënda kardiovaskulare
- Diabeti – TIP 1
- Sëmundjet malinje
- Sëmundje imuno–kompromentuese
- SH.A.”M-NAV” – Shkup duke vepruar në konkulzionet, masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 15- të të mbajtur më datë 10.03.2020 dhe seanca e 16- të të e mbajtur më datë 11.03.2020 anulon të gjitha ngjarjet, udhëtimet, takimet, trajnimet, seminaret, konferencat dhe lloje tjera takimesh gjatë kësaj periudhe
- Është e detyrueshme që të izolohet çdo punonjës që vjen nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, brenda një periudhe 14 ditëshe (sipas listës së Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila përditsohet rregullisht në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetit në linkun e më poshtëm: http://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coгonavirus-2019) ose në zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf
- Çdo punonjës duhet të shmang udhëtimet në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila përditsohet rregullisht në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetit në linkun e më poshtëm: http://www.who.int/emergencies/ diseases/novel-coronavirus-2019 ose në zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf
- Punonjësit të cilët nuk do ti respektojnë rekomandimet dënohen në përputhje me nenin 205, sipas të cilit: “Ai që shkel rregulloret ose urdhrat me të cilat autoriteti kompetent përcakton ekzaminimet, dezinfektimet, ndarjen e të sëmurëve ose masave të tjera të parandaluara ose parandalimin e sëmundjeve infektive te njerëzit duke punësuar ose mbajtur një person që ka sëmundje të transmetueshme ose bën që një tjetër të transmetojë një sëmundje infektive dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Dënimi i përmendur në paragrafin 1 do të zbatohet gjithashtu për një person që nuk respekton rregulloret ose urdhrat e përmendura në paragrafin 1 në lidhje me parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohet te njerëzit dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë transmetimin e sëmundjes infektive. Nëse si pasojë e krimit të përmendur në paragrafin 1, një sëmundje ngjitëse e pashërueshme transmetohet, kryesi i veprës dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vjet. Përpjekja e veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni për të transmetuar një sëmundje të pashërueshme infektive është i dënueshëm. Ai që do ta rrezikojë sigurinë e tjetrit me kërcënim të rremë ose duke përhapur pretendime të pavërteta për një sëmundje infektive të pashërueshme do të dënohet me gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafët 1 dhe 2 nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse krimi i përmendur në këtë nen është kryer nga një person juridik, dënohet me gjobë dhe nenin 206 sipas të cilit: “ Ai që gjatë një epidemie të ndonjë sëmundje ngjitëse të rrezikshme nuk respekton rregulloret ose urdhrat që përcaktojnë masat për shtypjen ose parandalimin e tij, do të dënohet me gjobë ose deri në një vit burgim. Nëse krimi i këtij neni është kryer nga një person juridik, dënohet me gjobë” të Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 37/96, 80/99, 4/02, 43/03, 19/04, 81/05, 60/06, 73/06, 7/08, 139/08, 114/09, 51/11, 135/11, 185/11, 142/12, 166/12, 55/13, 82/13, 14/14, 27/14, 28/14, 41/14, 115/14, 132/14, 160/14, 199/14, 196/15, 226/15, 97/17, 248/18).
Në përputhje me fragmentin e nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 15-të të Qeveris të Republikës Maqedonis së Veriut e mbajtur më datë 10.03.2020 dhe fragmenti i nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 16 –të të Qeveris të Republikës Maqedonis së Veriut e mbajtur më datë 11.03.2020 në lidhje për marrjen e masave plotësuese dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID 19 (koronavirus) Ju informojmë tutje: