Sipas Vendimit me numër 02-605 / 3 i miratuar nga ana e Këshillit Drejtues të SH.A. ”M-NAV” – Shkup më datë 12.03.2020, me të cilat miratohet autorizimi i procedurave shtesë të sjelljes me qëllim parandalimin e koronavirusit COVID – 19, e dorëzuar me shkresë nr. 08-599 / 1 më datë 12.03.2020, nga ana e Irena Kaliçanin, Koordinator i Grupit të Punës për Parandalimin e Koronavirusit Covid-19, e formuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 02-494 / 2 më datë 02.03.2020, dhe ndryshimin e vendimit nr. 02-527 / 5 më 14.03.2020 Ju informojmë se duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve dhe marrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 (koronavirus), nga ana e Qeverisë së Republikës Maqedonis së Veriut menaxhmenti i SH.A. ”M-NAV” Shkup vendos masa shtesë që do të zbatohen për punonjësit dhe në vendin e punës të SH.A. ”M-NAV” – Shkup të cilat hyjnë në fuqi menjëherë dhe u nënshtrohen udhëzimëve të mëposhtme:

  1. Anulohen të gjitha udhëtimet zyrtare, përjashtimet e vetme janë udhëtimet zyrtare të filluara në vendet që nuk janë me rrezik të lartë dhe të mesëm. Rekomandohet nëse është e mundur përdorimi I video / telefonave dhe pjesmarrja në takime nëpërmjet webex.
  2. Të gjitha vizitat në SH.A. “M-NAV” –Shkup janë të pezulluara. Përjashtimet mund të aprovohen vetëm nga ana e Drejtorëve Ekzekutiv / Zëvendës drejtorët e departamenteve. Gjatë këtyre vizitave punonjësit duhet të marrin masa shtesë, të shmangin kontaktin fizik, të mbajnë një distancë më të madhe, të dezinfektojnë duart para dhe pas vizitës dhe po ashtu t’i kërkojnë vizitorit të bëjë po të njëjtën gjë, etj.
  3. Punonjësit të cilët vijnë nga vendet / rajonet me rrezik të lartë dhe të mesëm, në periudh prej 14 ditëve detyrohen në vet izolim, dhe po të njejtit edhe nëse nuk ndjehen të sëmurë duhet të telefonojnë numrat e treguar për këshilla dhe të qëndrojnë në shtëpi.Personat që nuk do të vijnë në punë, janë të detyruar të dorëzojnë dokument udhëtimi të skanuar deri te Departamenti për punë njerëzore në mënyrë elektoronike, si dëshmi të udhëtimit të tyre në rajonet e lartëcituarës. Lista e vendeve / rajoneve me rrezik të lartë dhe të mesëm do të përditsohet çdo ditë në web faqen e SH.A. “M-NAV” – Shkup. (www.mnavigation.mk). Gjithashtu rekomandohet që punonjësit të shmangin udhëtimet në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së publikuar.
  4. Intervencat tehnike në vendet operative reduktohen në minimum, pra vetëm në ndërhyrjet e nevojshme tehnike.
  5. Përkufizohet lëvizja e punonjësve në hapësirat e Aeroportit të Shkupit, vetëm në hapsirat e tyre të punës në përputhje me skemën e bashkangjitur. Qëllimi I kësaj skeme është të përkufizohet ndërhyrja e punonjësve. Të gjithë të punësuarit të lëvizin brenda ambienteve të tyre dhe në mënyrë të panevojshme të mos lëvizin apo të qëndrojnë në Departamente tjera. Punonjësve nga Aeroporti I Ohrit u ndalohet mblidhja në grupe në kuzhinën e përbashkët.
  6. Rekomandohet personeli operativ të përkufizojë lëvizjet e tyre jashtë orarit të punës, vetëm nëse është e patjetëruseshme, veqanarisht rekomandohet kategoria e të rriturve dhe të rrezikut më të lartë të punonjësve me sëmundje kronike ( sëmundje kronike të frymëmarjes, sëmundje të rënda kardiovaskulare, diabeti –TIP 1, sëmundje malinjje dhe sëmundje imuno- kompromentuese) ta zvogëlojnë lëvizjen e tyre dhe të shmangin transportin publik.
  7. Çdo punonjës që ka këto simptoma: ethe (ngritje të temperatures trupore), kollë dhe vështirësi në frymëmarrje MENJËHERË të shkojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore duke u lajmëruar në numrat në dispozicion më të afërt me vendbanimin e tyre dhe ata do të këshillojnë se çfarë të bëni mëtutje, në asnjë mënyrë të mos shkohet te mjeku familjar apo në spital. Njoftoni punëdhënësin tuaj me telefon ose e-mail se nuk ndjeheni mirë dhe se keni disa nga simptomat e mësipërme.
    Ju mund të kërkoni ndihmë mjekësore në çdo kohë duke thirur në numrat e më poshtëm:

    • QSHP Manastir 071/261-330
    • QSHP Veles 071/219-278
    • PE Gjevgjeli 078/545-444
    • QSHP Koçan 071/373913
    • QSHP Kumanovë 070/215-851
    • QSHP Ohër 070/723-029
    • QSHP Prilep 076/475-747
    • QSHP Shkup 071/289-614
    • QSHP Strumicë 072/235-543
    • QSHP Tetovë 075/240-464
    • PE Gostivar 076/365-161
    • QSHP Shtip 078/365-613
    • ISHP Shkup 078/387-194
    • SHSH Alo mjeku 02/15-123
  8. Përveq kësaj, çdo punonjës që ka simptoma të gripit ose infeksionit dhe ndjehet i sëmurë ka ngritje të temperatuës trupore, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dobësi të përgjithshme, simptoma të frymëmarjes së vështirsuar përfshirë kollën, rrjedhjen e hundës dhe dhimbjen e fytit të mos paraqiten në vendet e punës. Gripi është ngjitës nga dita që do të ju paraqiten simptomat e para e deri më 5-7 ditë pasi të sëmureni. Të punësuarit që do të mungojnë nga puna pershkak të gripit apo infeksionit është e PATJETËRSUESHME ta informojnë punëdhënësin për mungesën e tyre nëpërmjet telefonit ose në mënyrë elektronike me e-mail, dhe po të njejtën ta mbulojnë me pushim mjekësorë.
  9. Mbyllet Kantina në SH.A. “M-NAV” – Shkup dhe aparatet e ushqimit dhe kafesë nuk do rimbushen.

  10. Prej të gjithë të punësuarve pritet të aplikojnë higjienë maksimale për të zvogëluar mundësit e infeksion:
    • KF, PKL dhe gjithë pjesa tjetër e stafit I cili ndan pajisje dhe mjete pune (tastier, mause, telephone, etj.) duhet të dezinfektojnë vendin e tyre të punës, kur të dorëzoni ndërimin me mjete antiseptike të cilët janë të caktuar në pozicione pune, dhe nëse mjetet antiseptike mbarojnë raportojeni atë ne depo (lokali 227 për ambientet e Aeroportit Shkup 814 për ambientet e DPFJZHI, Tel: 046 253 363 për ambientet në Aeroportin e Ohrit)
    • Dorezat e dyerve, çelësat e hapjes së dyerve, tavolinat e punës dhe të ngjashme duhet të pastrohen në intervale të shpeshta kohore me alkool ose me dezinfektues tjetër;
    • Shmangni kontaktin fizik ;
    • Shmangni prekjen e syve, gojës, hunës me duar;
    • Lani duart tuaja rregullisht të paktën 20 sec me sapun;
    • Kur kollitni dhe teshtitni, mbuloni gojën tuaj me pallomë që do të hidhet menjëherë, pas të cilës duart të pastrohen me gell antibacterial;
    • Të shmangni çdo kontakt me personat që kanë simptoma të ftohjes ose gripit (ethe dhe kollë / teshtitje);
    • Kujdesuni për shëndetin tuaj, flini mirë, ushqehuni shëndetshëm që të keni imunitet për tu mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve që mund të vini në kontakt.
  11. Procedurat e deklaruara rekomandohet që punonjësit t’i zbatojnë ato dhe jashtë vendit të punës, siç është shmangia e tubimeve të mëdha.
  12. Të mos shfrytëzohet asnjë lloj pishine në territorin e Republikës Maqedonisë së Veriut,
  13. Punonjësit duhet të respektojnë plotësisht masat për parandalimin e kësaj sëmundje të rekomanduara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai gjithashtu tregon që mosrespektimi i masave të shpallura do të dënohet sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.
  14. Punonjësit duhet të përmbahen nga komentet në mediat sociale në lidhje me masat e brendshme në fuqi me këtë lajmërim.
  15. Menaxhmenti i SH.A.”M-NAV” – Shkup me vëmendje e përcjell situatën, që me koh të ndërmiren masat e nevojshme. Të gjithë punonjësit do të njoftohen për zbatimin e masave shtesë. Këto procedura do të përditsohen sipas zhvillimeve ato do të jenë të disponueshme në web faqen e M-NAV.

    E Rëndësishme!!! Shëndeti juaj varet nga informimi juaj dhe mirëmbajtja e higjenës perosnale dhe kolektive.