- Të nderuar punonjës, të nderuar klientë,
Dëshirojmë të ndajmë me ju që M-NAV po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, por edhe globalisht. Ne jemi duke punuar shumë për të kontribuar në angazhimin e përbashkët të institucioneve për të menaxhuar më me sukses dhe parandaluar përhapjen e Coronavirus, dhe ne po bëjmë përpjekje për të monitoruar, kontrolluar dhe parandaluar koronavirusin – COVID 19 që nga fillimi i paraqitjes së tij.
Për punonjësit tanë
Gjatë kësaj periudhe, menaxhmenti i M-NAV-it në drejtim të kujdesit për shëndetin kolektiv, dhe kryesisht për shëndetin e punonjësve të saj, si resurs më i rëndësishëm, po punon fuqishëm për të zbatuar të gjitha masat dhe rekomandimet e miratuara nga autoritetet kompetente.
M-NAV po vepron sipas masave dhe aktiviteteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e koronavirus Covid-19. Qysh në fillim të kësaj katastrofe natyrore globale, menjëherë pasi filloi përhapja e koronavirusit ne teritorin e kontinentit Evropjan , dhe para se të diagnostikohej rasti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me Vendim të Këshillit Drejtues të M-NAV u krijua një grupë pune për të parandaluar përhapjen dhe hyrjen e korona virusit Covid-19 dhe kjo grupë vazhdimisht përcakton masa që zbatohen për punonjësit dhe në ambiente të punës pranë M-NAV -SHA Shkup.
Të gjithë punonjësit informohen rregullisht dhe në kohën e duhur. Grupi i punës monitoron nga afër zhvillimin e situatës dhe në përputhje me rrethanat i dimenzionon masat dhe aktivitetet, të njejtat masa duke i ashpërsuar vazhdimisht, plotësuar dhe azhurnuar ato. Rekomandimet, konkluzionet dhe masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut respektohen plotësisht, përkatësisht prindërit / prindërit beqarë që kanë një fëmijë të mitur deri në moshën 10 vjeç ose klasën e katërt aktive, si dhe gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje hronike më parë të përcaktuara nga organet kompetente lirohen nga puna. M-NAV ka prezantuar punën nga shtëpia për punëtorët për të cilët është e mundur, ndërsa personelin operativ e vendosi në minimumin e nevojshëm.
Aktualisht të gjitha udhëtimet zyrtare si dhe të gjithë trajnimet e punonjësve janë stopuar. Për hir të ruajtjes së distancës sociale, kërkohet video / telefonia dhe pjesëmarrja në takime përmes webex. Vizitat e personave nga jashtë në fillim ishin të kufizuara , por me zhvillimin e situatës të njejtat janë të suspenduara. Është e detyrueshme të kryhet vetë-izolimi për punonjësit të cilët kanë qenë jashtë vendit. Të gjitha ndërhyrjet teknike zvogëlohen në më të nevojshmet, lëvizja e personelit në ambientet e M-NAV-it është e kufizuar, puna në grup shmanget, dhe i gjithë stafi këshillohet vazhdimisht nëse nuk ndjehen mirë menjëherë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore duke kërkuar ndihmë në numrat e dhënë nga Institucionet e Shëndetit Publik. Për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ambientet e M-NAV është vendosur një masë mbrojtëse, duke matur temperaturën e kujtdo që hyn në ambientet tona, dhe higjena në këto ambiente është në nivel të lartë, i gjithë stafi duhet të dezinfektojë vendin e tyre të punës para se të fillon me punë me mjetet e siguruara antiseptike
Për momentin në M-NAV asnjë punonjës nuk është pozitiv për koronavirus.
Për klientët tanë
M-NAV, si një kompani me rëndësi strategjike për shtetin me elementë të shërbimit publik, ka një detyrim në rrethana të tilla të kujdeset për mirëmbajtjen e shërbimeve të saja. Përskaj mbylljes së Aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit për trafik komercial, kontrollorët e trafikut ajror vazhdojnë të ofrojnë shërbime për aeroplanet shtetërore, ushtarake, humanitare, mjekësore, policore dhe për kargo avionët. Nga ana tjetër, ekziston gjithashtu sigurimi i shërbimeve të pandërprera të kontrollit të fluturimit ajror për mbikalimet. Vendi ynë aktualisht po përjeton një nga rëniet më të vogla të trafikut në Evropë, por situata po ndryshon në mënyrë drastike me çdo ditë të re.
Ne duam të sigurojmë përdoruesit e shërbimeve tona që M-NAV po merr të gjitha masat për të mbrojtur punonjësit e saj në mënyrë që të ofrojë vazhdimisht shërbimet tona për të gjithë ata që kanë nevojë, ndërsa gjithashtu përgatitet për normalizimin e trafikut kur kjo pandemi të merr fund.
Ju urojmë të gjithëve shëndet të plotë.