Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi me shtetet e tjera anëtare të FAB BLUEMED. Kjo hapi derën për pjesëmarrje aktive të vendit tonë në bashkëpunimin rajonal midis shteteve anëtare të BLUEMED FAB, Republikës së Qipros, Republikës Greke, Italisë dhe Maltës.

M-NAV shpreh kënaqësinë e saj të veçantë që së shpejti përmes përfaqësuesve të saj të emëruar, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Agjensiot për Fluturime Civile do të marrin pjesë në takimet e Këshillit Drejtues, Komiteteve dhe grupeve të punës të bllokut funksional të hapësirës ajrore BLUEMED FAB, ku ka mundësinë për të shkëmbyer mendime dhe qëndrime në mënyrë që të përmirësojë shërbimet e sigurisë ajrore dhe të plotësojë nevojat e të gjithë përdoruesve të hapësirës ajrore.