Të nderuar,
M-NAV SHA Shkup regjistroi rastin e parë të një punonjësi pozitiv për virusin corona Covid-19. Në drejtim të parandalimit në përhapjen e mëtejshme të virusit, përveç masave të brendshme të marra M-NAV SHA Shkup ka vepruar në përputhje me udhëzimet e marra nga organet kompetente, Covid qendrës dhe nga epidemiologu kujdestarë. Në suaza të së ciles , përveç dezinfektimit të rregullt u bë edhe dezinfektimi urgjent i ambienteve të punës nga një kompani e cila ka miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Punonjësi, si dhe të gjitha kontaktet me rrezik më të larte infeksioni janë në vet-izolim me vendime përkatëse nga organet shëndetësore.
Kompania gjithashtu ka vendosur masa shtesë për mbrojtje dhe parandalim dhe për këtë arsye hyrja e të huajve në objektet tona operative është maksimalisht i kufizuar, gjë për të cilën shpresojmë se do të gjeni kuptim. Prioriteti për ne në këtë kohë është vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve tona në një mënyrë të sigurt dhe efikase dhe M-NAV SHA Shkup do të punojë edhe më intensivisht dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e punonjësve të saj që janë burimi kryesor për ofrimin e shërbimeve efikase dhe të sigurta të navigacionit ajror për të gjithë përdoruesit e hapësirës sonë ajrore.
Menaxhmenti i M-NAV monitoron nga afër zhvillimin e situatës në mënyrë që të marrë masat e nevojshme dhe respekton plotësisht rekomandimet, vendimet dhe masat e dhëna nga Qeveria e RMV dhe institucionet e tjera kompetente.
Ekipi i M-NAV AD Shkup i uron punonjësit një shërim të shpejtë dhe të gjithë të tjerëve shëndet.