Situata me Covid-19 që po ndodh në Evropë që nga fillimi i vitit ka ndikuar ndjeshëm në sektorin e aviacionit, i cili sipas analizave të ekspertëve do t’i kushtojë industrisë së aviacionit një humbje totale financiare prej gati 110 miliardë eurosh për të gjithë palët e involvuara në aviacion, si linjat ajrore, aeroportet dhe ofruesit e shërbimeve të navigacionit ajror. M-NAV nuk u kursye nga këto efekte dhe rënia më e madhe në trafik prej gati 92.2%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar (2019) u regjistrua në muajin maj. Ulja e të ardhurave në M-NAV për 6 muajt e parë është pak më shumë se 4 milion euro. Në muajt në vijim, duke marrë parasysh të gjitha restrikcionet dhe kufizimet e vendosura nga shtetet me rekomandimin e autoriteteve shëndetësore, janë ndërmarrë hapa në nivelin Evropian për kthimin gradual të trafikut ajror dhe rritja e trafikut ngadalë po fillon të vërehet. EUROCONTROL në prill prezantoi dy draft skenarë për kthimin gradual të trafikut ajror në normalitet. Analiza e fundit tregon se trafiku aktual në nivelin Evropian po ecën në përputhje me të propozuarin skenar të koordinuar.
Burimi: EUROCONTROL
Në krahasim me këto skenarë, M-NAV pati rezultate më të ulëta gjatë muajve prill, maj dhe qershor, por gjatë muajit korrik ka shërbyer me sukses 11282 mbikalime, që është një rënie prej 62.1% nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, me të cilën po i afrohet skenarit të koordinuar.
Të dhënat për М-NAV janë nga statistika personale
Trendi i rritjes vazhdon edhe në fillim të gushtit, falë kryesisht trafikut drejt destinacioneve turistike në Greqi dhe Turqi. Ne mezi presim për çdo rritje të trafikut dhe mbetemi të maksimalisht të përkushtuar për ofrimin e shërbimit të sigurt për klientët tanë.