Më 07.11.2020 u bënë 24 vjet nga hapja e Njësisë së Mbikalimeve të Trafikut Ajror të Shkupit. Në orët e para të mëngjesit më 7 nëntor 1996 Njësia e Mbikalimeve të Trafikut Ajror e Shkupit merr të kompetencën mbi gjithë hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë, e cila deri atëherë kontrollohej nga Beogradi në përputhje me ndarjen midis kontrolleve të trafikut ajror në Zagreb dhe Beograd që nga koha e RSFJ-së. Avioni i parë që u udhëheq nga kontrollorët tanë të trafikut ajror ishte në El-Al izraelit, me destinacionin drejt Tel Avivit. Që nga ajo kohë, për 24 vitet e fundit, kontrolli i trafikut ajror është zhvilluar në një qendër moderne që operon në përputhje me të gjitha standardet e Eurocontrol-it, në të cilën jemi anëtar që nga viti 1998 dhe Komisionit Evropian në përputhje me marrëveshjen ECAA që nga viti 2006.
Nga salla e vogël për mbikalime me 25 metra katrorë, vetëm një radar dhe rreth 10 kontrollorë të licencuar të trafikut ajror të cilët me ndihmën e kolegëve nga Serbia dhe Bullgaria ofruan shërbimet në periudhën fillestare, sot M-NAV ka pothuajse njëqind kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmës kontrollorë të trafikut ajror , personel teknik dhe ndihmës të aviacionit, profesionalisht të trajnuar përgjegjës për shërbim të sigurt, të rregullt dhe të shpejtë për fluturimet në aeroportet Shkupit dhe Ohrit, si dhe mbikalimet në hapësirën tonë ajrore. Shërbimi sigurohet me të dhëna të integruara nga 5 radarë, nga të cilët 3 në territorin tonë dhe nga 1 në Greqi dhe Bullgari, dhe të dhënat nga radarët dhe sistemet tona të komunikimit përmes marrëveshjeve bilaterale për bashkëpunim përdoren edhe nga vendet fqinje.
Pas ndarjes nga Аgjensioni i Fluturimeve Civile, M-NAV vazhdoi të jetë një ofrues nacional i shërbimeve të navigacionit ajror.
Në ditët më frekuentuese të sezonit të verës, shërbehen më shumë se 1000 fluturime çdo ditë, dhe në 2019 u regjistruan 230160 fluturime të cilat përdorën shërbimet e navigacionit ajror të ofruara nga M-NAV.
Shoqëria aksionare M-NAV ofron shërbime edhe për avionët shtetërorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.
Përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme dhe proaktive në punën e organizatave ndërkombëtare të aviacionit dhe institucioneve të sigurisë -Eurocontrol, ICAO, CANSO, ne punojmë në ruajtjen e standardeve ekzistuese, por edhe në zbatimin e procedurave dhe teknologjive të reja në punë, në mënyrë që të sigurojmë një shërbim më efikas për linjat ajrore dhe mbrojte të rritur të mjedisit.
Në ditët e sotme, kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e shkaktuar nga COVID 19, dhe aviacioni është një nga industritë më të prekura, gjendje për te cilën normalizimi i funksionimit parashikohet deri pas 2-3 viteve, M-NAV vazhdon t’i ofrojë në mënyrën më profesionale dhe të sigurt. shërbimet e saja të navigacionit ajror ndërsa angazhimi i personelit është përshtatur me protokollet ekzistuese për punë.
Për 24 vitet e fundit, sistemi ka trajtuar një numër të shumtë krizash operacionale dhe kriza të ngjajshme financiare të shkaktuara nga kriza regjionale si ajo e vitit 1999 me mbylljen e plotë të hapësirës sonë ajrore për shkak të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001 dhe krizës së shkaktuar nga recesioni në fund të dekadës së kaluar.
Përskaj të gjitha vështirësive të shkaktuara nga krizat ne kontinuitet është punuar për mirëmbajtjen e nivelit të duhur të kompetencave të kontrollorëve të trafikut ajror dhe kuadrit tjetër profesional, si dhe të sigurimit të funksionimit të sistemeve të kontrollës së fluturimeve dhe implementimin e duhur te rregulativave strikte ndërkombëtare.
Në vitin 2002 u implementua një sistem i ri ATM , në vitin 2004 me sukses u shërbye vëllimi i zmadhuar i trafikut gjatë Lojërave Olimpike në Athinë dhe u sigurua shkëmbim i të dhënave nga radari në Selanik përmes bashkëpunimit me kontrollin e trafikut ajror në Greqi dhe u lidhëm me shkëmbimin automatik të të dhënave me kontrollin e trafikut ajror në Serbi, Bullgari dhe Greqi , dhe në vitin 2006 dhe me Shqipërinë. Kah fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i kësaj dekade, u adaptua me sukses struktura e rutave ajrore në kushte të hapësirës ajrore të mbyllur në Kosovë. Në vitin 2014, në proceset shumëpalëshe të udhëhequra nga NATO dhe Eurocontrol, ne kemi luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në rihapjen e hapësirës ajrore të Kosovës, e cila në vitin 2019 rezultoi në një rritje pothuajse të dyfishtë të numrit të fluturimeve në vendin tonë krahasuar me vitin 2013. Në vitin 2016 zbatuam Free Route Airspace në hapësirën tonë ajrore, me cka u integruam në konceptet më të fundit për organizimin e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të Eurocontrol.
Sot, në rrethana jashtëzakonisht komplekse, vazhdojmë punën dhe jemi maksimalisht të përkushtuar në projektet për implementimin e sistemit të ri ATM dhe sistemeve tjera radari dhe komunikimi, të cilat janë pjesë e strategjisë afatgjatë për të përmirësuar kontrollin e trafikut ajror dhe janë të nevojshme për të siguruar shërbim efikas në të ardhmen për vëllimin e parashikuar të trafikut ajror. Kompetenca e kontrollorëve të trafikut ajror dhe personelit tjetër profesional mirëmbahet dhe vazhdohet me trajnimet e nevojshme . Ne jemi gjithashtu duke punuar në planet për të zgjeruar konceptin e Free Route Airspace me kontrollet fqinje të trafikut ajror, diçka që do të rrisë efikasitetin e shërbimit duke zvogëluar gjatësinë e rutave për fluturimet, dhe kështu konsumin e karburantit dhe emetimet e gazrave dëmshme në atmosferë.
Në të njëjtën kohë, duke aplikuar protokollet për punën e personelit operativ dhe personelit tjetër, ruhet niveli i kërkuar i ofrimit të shërbimive tona, ndërsa maksimalisht kujdesemi për mbojtjen dhe parandalimin e punëtorëve.
Me respekt,
SH.A. M-NAV Shkup