Për SHA M-NAV Shkup, 2020-ta ishte një nga vitet më të vështira si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Edhe pse gjatë verës vërejtëm një stabilizim minimal të situatës si rezultat i trafikut në destinacionet turistike drejtë Greqisë dhe Turqisë, në tremujorin e fundit filloi vala e dytë e Covid-19 e cila shkaktoi kufizime të reja në nivel shtetëror në shumicën e vendeve evropiane të cilat rivendosën masa të reja parandaluese me mbyllje të pjesshme të kufijve dhe masën e karantinës me hyrje në territoret e tyre ,dhe e gjithë kjo shkaktoi një goditje tjetër shtesë në të ardhurat tona.
SHA M-NAV Shkup në vitin 2020 regjistroi një humbje prej mbi 5 milion euro e cila drejtpërdrejt dhe në masë të madhe ndikon në likuiditetin aktual të Kompanisë.Të dhënat e EUROCONTROL-it
Në vitin 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut regjistroi një rënie të trafikut ajror me një mesatare prej 58%, ose rreth 12,000 (vetëm nisje / arritje) fluturime më pak krahasuar me vitin 2019.
Në lidhje me mbikalimet për vitin e kaluar, regjistrojmë një rënie prej 57.1% ndërsa për nisjet / arritjet -65.3% krahasuar me vitin 2019.
Tabela e mëposhtme paraqet situatën në nivelin e Njësisë së Mbikalimeve Ajrore (ACC) dhe për aeroportin kryesor në vendin tonë.
Eurocontrol – skenarë të rinj për trafikun ajror në 2021
Në muajin e parë të vitit 2021 pritet një rënie e përafërt prej -64%, e cila është afër skenarit afatshkurtër të Eurocontrol për trafikut ajror , i cili u publikua në Shtator të vitit 2020. Si rezultat i valës së fundit COVID dhe rreziqeve që lidhen me mutacione të reja të virusit, shumë shtete në të gjithë Evropën po vendosin kufizime lidhur me udhëtimet që në masë të madhe dekurajojnë udhëtimet me avion, përveç atyre që janë për arsye thelbësore. Si rezultat, kërkesa për udhëtime është shume e zvogluar dhe avio kompanitë në mënyrë drastike po ulin kapacitetet e tyre.
Pritet që në tremujorin e dytë të këtij viti situata epidemiologjike të përmirësohet në shumë vende Evropiane dhe se kategoritë më vunerabël të qytetarëve në të gjithë Evropën do të vaksinohen ( edhe përskaj vonesës në zbatimin e planit të vaksinimit). Nga ana tjetër, kjo mund të çojë në drejtim që udhëtimet jo-thelbësore të bëhen më të arritshme, duke çuar në një përmirësim të lehtë gjatë tremujorit të dytë, i ndjekur nga një normalizimim më të madh të transportit ajror gjatë periudhës së verës.
Edhe nëse situata epidemiologjike përmirësohet në tremujorin e dytë, shumë vende potencialisht mund të vazhdojnë me kufizimet e tyre lidhur me udhëtimet në nivel shtetëror, të cilat do të zvogëlojnë rëndë kërkesën dhe mundësine për përdorimin e transportit ajrori i cili gradualisht mund të normalizohet deri në fillim të verës. Duke marrë parasysh gjithë këtë informacione, në janar të vitit 2021 Eurocontrol zhvilloi skenarë të rinj afatshkurtër për lëvizjen e trafikut deri në muajin qershor, duke paraqitur dy skenarë. Gjithashtu analiza për periudhën deri në vitin 2024 për RMV në varësi të dinamikës me vaksinimin është dhënë më poshtë me një grafik.
SHA M-NAV Shkup si në vitin 2020 ashtu edhe në vitin 2021 do të përballet me një rënie drastike të trafikut krahasuar me situatën para pandemisë, dhe kështu me implikime të drejtpërdrejta financiare mbi Kompaninë tonë të cilat parashikohen të jenë mbi 55% krahasuar me vitin 2019.
Këshilli Drejtues i SHA M-NAV Shkup, i kryesuar nga Presidenti, siguron se do të vazhdojë të monitorojë dhe analizojë të gjitha informacionet në lidhje me krizën e Kovid-19 dhe si të përmirësojë situatën me trafikun ajror. Shpresojmë që bashkëpunimi i koordinuar midis shteteve per rregullimin e masave dhe kufizimeve që kanë të bëjnë me hyrjen në shtete do të vazhdojë në një drejtim pozitiv, që mund të jetë një pikënisje për mëkëmbjen e industrisë së aviacionit. Dinamika e vaksinimit të popullatës për Covid-19 në të gjithë botën luan një rol kryesor në rrikthimin më të shpejtë të aviacionit dhe rritjen e kërkesës për transport ajror.
SHA M-NAV Shkup është duke punuar në mbledhjen e analizave dhe statistikave që do të na ndihmojnë në të ardhmen të jemi të pregaditur në rast të krizave të tilla.
Ne mbetemi optimist se me fillimin e verës situata gradualisht do të fillojë të stabilizohet dhe besimi i njerëzimit në përdorimin e transportit ajror do të kthehet dhe ne si ofrues të shërbimeve të navigacionit ajror mbetemi të përkushtuar në punën tonë për një trafik ajror të sigurt dhe efikas.