E vërtetë është që lufta sjell sakrifica të mëdha, por ndonjëherë hap edhe dyer të reja. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e burrave u rekrutuan për të luftuar në fronte dhe shumë pozicione të reja u hapën për femrat që deri atëherë kishin qëndruar vetëm në shtëpi. Një nga ato pozicionet profesionale është kontrollor i trafikut ajror, i cili që nga viti 1941 u bë sfidë për një numër të caktuar të femrave. Cila ishte kontrollorja e parë femër nuk mund të thuhet me siguri, por përmenden disa emra të cilat në të njëjtën periudhë, filluan të punojnë në këtë pozitë specifike. Rreth historisë së këtij profesioni më shumë mund të lexoni në linkun vijues: The First Women Controllers (faa.gov)
Dhe cila është historia e pioniereëve maqedonase në këtë profesion – kontrolli i trafikut ajror? Këtë më së miri e spjegon koleg-ja ynë me përvojë më të gjatë, Nadica Gavrilova, në intervistën që u botua në faqen e 35-të të revistës “The Controller”, në numrin e Tetorit të viti 2019. The Controller – October 2019 (ifatca.org).
Kur Nadica në vitin 1976 shkoi në Beograd, në të atëhershmen SFR Jugosllavia për herë të parë për të ndjekur shkollën, komisioni kompetent e këshilloi atë se nuk ishte profesioni duhur për një femër. Ajo mund të ishte bërë një stujardesë e fluturimeve, thanë ata, dhe nga të gjitha shërbimet ajrore të ofruara, më e shumta për të cilën mund të bien dakord ishte që ajo të studionte për një FIO (Flight Information Officer).
Pas mbarimit të kësaj shkolle, Nadica u punësua në aeroportin e Shkupit në FIO, duke mos hequr dorë nga ëndrra e saj – që një ditë të bëhej kontrollor i fluturimimeve. Disa vite më vonë, në 1979, e njëjta qendër trajnuese në Beograd lejoi Liljana Stojanovskën të fillojë trajnimin si kontrollor i trafikut ajror dhe ajo u bë kontrollor i licencuar i trafikut ajror, e para femër maqedonase e punësuar në Aeroportin e Ohrit
Këtoa dy pioniere hapën rrugën për gjeneratat e ardhshme të femrave kontrollor të trafikut ajror si Svetlana (Ceca) Bunjevac, Marina Shutarev, Katica Trenevska, Zorica Krndija, Frosina Doneski dhe të tjerët që ndoqën hapat e tyre.
Kohën e fundit SHA M-NAV Shkup bëri një përzgjedhje për kontrollorë të rinj të trafikut ajror, dhe nga njëmbëdhjetë të zgjedhur, vetëm një është femër, kolegia jonë më e re dhe kontrollorja e ardhshme Daniela Denkovska.
Arsyeja e vërtetë se pse një numër i vogël i femrave paraqiten në konkursin për kontrollor të trafikut ajror do të duhet të kërkojmë më thellë në thelbin e stereotipave shoqëror dhe edukatës familjare, por rritja e përqindjes së femrave kontrollor të trafikut ajror është një mision i palodhur për SHA M-NAV Shkup i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Përfaqësimi gjinor nëpër sektorë
Sektorë | Gjinia mashkullore | Gjinia femërore | Gjithsej të punësuar |
---|---|---|---|
S.navigacionit ajror | 127 | 42 | 169 |
Sektori teknik | 47 | 2 | 49 |
S.finaciar dhe ligjor | 43 | 27 | 70 |
Auditim | 1 | 2 | 3 |
Parrezikshmëri | 7 | 5 | 12 |
Githsej | 224 | 78 | 303 |
% | 74.25 % | 25.75 % |
Tabela tregon situatën aktuale të përqindjes së përfaqësimit gjinor në të gjithë sektorët. Që nga themelimi i SHA M-NAV Shkup ende nuk ka pasur një anëtare femër në Këshillin Drejtues, dhe nga gjithsej pesë pozitat më të larta menaxheriale (Drejtorët Ekzekutivë dhe zëvendësit e tyre) aktualisht, për herë të parë ka një femër. Deri vonë, Sektori Teknik nuk numëronte asnjë punonjëse femër, dhe tani janë dy. Ngadalë por me siguri bastioni mashkullor i aviacionit u dorëzohet dëshirave dhe ambicieve tona të palodhura. Ne falënderojmë koleget para nesh që me durimin e tyre thyen tabutë shoqërore dhe ju premtojmë që profesionalizmi ynë nuk do ta tradhtojë kurrë sakrificën e tyre.