Çdo vit, Dita Botërore e Meteorologjisë festohet në pajtim me konventën e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, e cila hyri në fuqi më 23 Mars 1950.

Dita Botërore e Meteorologjisë në vitin 2021 i kushtohet temës “Oqeani, klima jonë dhe moti”. Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) përqendrohet në lidhjen e oqeanit, klimës dhe motit brenda sistemit Tokësor.

Ndryshimi i klimës ngroh oqeanin dhe kjo ka një ndikim të thellë në klimën. Raporti vjetor OBM tregon se 2020-ta ishte një nga tre vitet më të ngrohta të regjistruara, pavarësisht ftofjes së La Nina në Oqeanin Paqësor. Dekada e kaluar nga 2011-2020 ishte më e ngrohta ndonjëherë.

Nxehtësia në oqean është në një nivel rekord, ngrohja e oqeanit vazhdon. Akulli i detit po shkrihet. Shkalla e ngritjes së nivelit të detit po përshpejtohet.

Gjatë vitit të kaluar, kemi parë thatësira të prolonguara të cilat zgjatën sezonet e zjarreve në të gjithë botën. Zjarret shkatërruese në Australi, për shembull, kishin të bëjnë me temperaturat e oqeaneve që ndikojnë në një model klimaterik sezonal më të thatë.

Temperaturat e ngrohta të oqeaneve ndihmuan në nxitjen e një sezoni rekord uraganesh në Atlantik dhe ciklone tropikale jashtëzakonisht të forta në Oqeanin Indian dhe Oqeanin Paqësor Jugor. Dëmtimet nga stuhitë në këto zona demonstruan fuqinë e oqeanit dhe ndikimin e tij shkatërrues mbi komunitetet bregdetare.

Më shumë informacion në në linkun https://youtu.be/F7dUKEurZnI