Z. Fahrudin Hamidi, presidenti i Këshillit Drejtues mirëpriti përfaqësuesit e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kroacisë, Z. Vlado Bagarić – Drejtor i Përgjithshëm dhe Z. Tomislav Mihetec Zëvendës Drejtor i ATM, në zyret e M-NAV në 29 Prill 2021.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e te dy provajderëve të trafikut ajror, diskutuan mbi situatën aktuale të imponuar nga kriza e Covid-19 pandemisë dhe ndikimi i saj negativ në rënien e madhe të trafikut ajror, duke shkaktuar krizë të thellë financiare në industrinë e aviacionit.

M-NAV prezantoi masat dhe aktivitetet e saja të marra për të parandaluar përhapjen Covid-19 midis stafit të saj operativ si më kritik dhe vendimtar në vazhdimin e funksionimit normal të trafikut ajror dhe masave të tjera për të zvogëluar harxhimet në mënyrë që të mirëmbajë likuiditetin e kompanisë
Ndër temat e diskutimit ishte përgatitja e një drafti memorandumi që do të përfshinte bashkëpunimin në fushën e sigurisë, trajnimit dhe menaxhimit të hapësirës ajrore

Përfaqësuesit e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kroacisë ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e SECSI FRA, rregulloren e BE 2017/373, ndihmë në zbatimin e PBN në TMA, përgatitjen e disa procedurave të punës në fushën e parrezikshmërisë, cilësisë dhe sigurisë .

Ata dhanë një prezantim të shkurtër të funksionaliteteve të portalit të tyre AMC, i cili është një mjet i vlefshëm për menaxhimin e hapësirës ajrore, i krijuar posaçërisht për dronët dhe çdo aeroplan tjetër pa pilot.

Po kështu ata prezantuan Qendrën e tyre të re të Trajnimit të Oficerëve të Kontrollit të Trafikut Ajror (ATCO) dhe simulatorin për Kullën (TWR) i cili ndodhet në Split. Simulatori TWR po përdoret për qëllime trajnimi të kontrollorëve të trafikut ajror dhe ata e ftuan M-NAV të vizitojë ambientet e tyre ku do të paraqisnin nga afër të gjitha inovacionet dhe qendrat e tyre të trajnimit si në Zagreb ashtu edhe në Split.

M-NAV mbetet e gatshme dhe me dëshirën për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e saj të mira me të gjitha ANSP-të rajonale në mënyrë që të përmirësojë shërbimet e saj dhe të realizon detyrën e saj kryesore për të mbajtur qiellin tonë të sigurt
.