Çdo fluturim i sigurt është një konfirmim i ri se ATSEP stafi, të cilët janë ata ekspertë që kujdesen për mjetet teknike dhe pajisjet për dhënien e shërbimeve të navigacionit ajror, të trajnuar mirë dhe që kryejnë detyrat e tyre në përputhje me standardet e larta . Teknikët dhe inxhinierët e navigacionit ajror, janë përgjegjës për vendosjen, mirëmbajtjen, kontrollimin dhe monitorimin e sistemeve dhe pajisjeve në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, në fakt janë përgjegjës për saktësinë, integritetin, disponueshmërinë dhe funksionimin me kontinuitet të sistemeve dhe instrumenteve pa të cilat nuk ka aviacion. Sepse, pa të dhënat nga këto pajisje, pilotët nuk do tа kishin mundësinë për ti kryer detyrat e caktuara dhe kontrollorët e trafikut ajror nuk mund të japin udhëzime, aprovime etj.

Për avancimin profesional të stafit të ATSEP kujdeset MATTA, Shoqata e Personelit Teknik të Trafikut Ajror Maqedonas ( Macedonian Air Traffic Technical Electronics Association). Tashmë 25 vite MATTA përfaqëson vendin në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Personelit Teknik në Navigacionin Ajror për Siguri të Trafikut Ajror (IFATSEA), e cila bashkëpunon me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) në fushën e standardeve dhe rekomandimeve për punën e personelit teknik në navigacionin ajror për siguri të trafikut ajror (ATSEP – Air Traffic Safety Electornics Personnel).

MATTA mori pjesë në mënyrë aktive në përpilimin e një libri trajnimi për punën e ATSEP stafit, i cili paraqet dokument zyrtar të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, ICAO. Si një vend ATSEP stafi i të cilit ndjek trajnimet e përshkruara dhe kontrole të njohurive, ne dhëmë një kontribut të rëndësishëm në vendosjen e rregullave të trajnimit për ATSEP në nivel botëror.

Me kënaqësi themi se si rezultat i shumë viteve punë dhe përkushtimit tonë, ATSEP stafi së shpejti do të bëhet një staf i licencuar i klasit botëror, i renditur në dokumentin e Aneksit 1 të ICAO.

Deri më tani, si Shoqatë, kemi organizuar një takim të Bordit të Drejtorëve të IFATSEA, një Asamble të Përgjithshme me delegatë nga e gjithë bota, një Asamble e grupit Evropian të IFATSEA, si dhe takim me një nga anëtarët tonë me Presidentin e ICAO në selinë e ICAO-s. Shoqata rregullisht ka prezantime në asambletë vjetore të IFATSEA dhe ne vazhdojmë të jemi aktivë në projektet e reja të shoqatës ndërkombëtare. Shoqata MATTA, me ftesë të Drejtorit Rajonal Aziatiko-Paqësor dhe Drejtuesit të Projektit, Senthivewell Balasubramanian, merr pjesë aktive në të gjitha fazat e përgatitjes dhe hulumtimit të studimit “ATSEP Human Factors, Factors and Countermeasures “(Faktori njeri tek ATSEP, Faktorët dhe Kundërmasat) . Studimi dhe analiza u krye në faza dhe zgjat një vit, përmes hulumtimeve, uebinarëve dhe punës intensive. Fatkeqësisht, për shkak të Covid -19 pandemisë, 2020 kaloi pa një asamble të përgjithshme vjetore që përmbledh punën në projekte kaq të rëndësishme. Sidoqoftë, studimi u përfundua dhe u bë një dokument zyrtar i ICAO. Rezultatet e studimit janë faktorë të përcaktuar qartë, masa përfundimtare të konsoliduara dhe propozime për përmirësimin e situatës në këtë fushë me qëllim përmirësimin e kulturës së sigurisë dhe angazhimit profesional të ATSEP stafit. Ky studim duhet të ndihmojë në planifikimin, organizimin e punës dhe kuptimin e përshkrimit të punës së këtij profesioni. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për ATSEP stafin, por edhe për institucione të ndryshme ndërkombëtare, autoritete të aviacionit, kontrollin e trafikut ajror dhe institucione të tjera të aviacionit civil.

MATTA vazhdon me aktivitetet për forcimin e profesionalizmit të ATSEP stafit, përmirësimin e kushteve të trajnimit, zhvillimin profesional si dhe përmirësimin e kushteve të punës. E gjithë kjo është një motiv për ne që na jep forcë dhe na inkurajon të angazhohemi sa më shumë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë qëllimin tonë prioritar – ruajtjen e nivelit të lartë të sigurisë së trafikut ajror.

Linku deri te studimi
.