Platforma Evropiane e Aviacionit kërkon që M-NAV të bashkohet me South East Common Sky Initiative Free Route Airspace (SESCI FRA) – Iniciativa për qiell të përbashkët jugë-lindorë , hapësirë ajrore për planifikim të lirë të fluturimit duke përdorur rrugën më të shkurtër në rajonin tonë në mënyrë që të mbrojë mjedisin dhe t’u ofrojë përdoruesve të hapësirës ajrore përfitime të konsiderueshme përgjatë Aksit Jug-Lindor, duke ofruar opsione për ruta më të shkurtra.
Koncepti i FRA daton që nga viti 2008 në Evropë dhe afërsisht 50 njësi te mbikalimeve(ACC) kanë zbatuar pjesërisht ose plotësisht planifikimin të lirë të fluturimit (FRA). Kjo tejkalon objektivin fillestar të 35 njësive të mbikalimeve (ACC) të përcaktuara nga Network Manager Performace Plan.
Pjesa më e madhe e hapësirës ajrore evropiane pritet të ketë implementuar FRA deri në 2021/2022. Ky përparim është rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Network Manager të Eurocontrol-it, ANSP (ofruesit e shërbimeve të navigacionit ajror), partnerëve ushtarakë dhe përdoruesve të hapësirës ajrore. Evropa është rajoni i parë në botë që ka zbatuar një koncept të plotë FRA, megjithëse iniciativat për efikasitetin e fluturimeve ekzistojnë në forma të ndryshme edhe në pjesë të tjera të botës, si ato në Amerikën e Veriut dhe Australi.
Kjo iniciativë ka një ndikim pozitiv në ruajtjen e mjedisit për shkak të emetimeve më të ulëta të CO2 dhe konsumit më të vogël të karburantit ndërkohë përdoruesit e hapësirës ajrore dhe pasagjerët do të përfitojnë nga kohëra më të shkurtëra fluturimi.
Maqedonia e Veriut (M-NAV) dhe Shqipëria (Albcontrol) përpiqen çdo ditë për të realizuar këtë projekt madhor duke e bërë operativ më 02 Dhjetor 2021.
Harta e mëposhtme ndryshon në këtë datë. Ambienti është pasuri e e gjithë njerëzimit.
Kontribuojmë në këtë drejtim së bashku, për të mirën e brezave të rrinj që do të trashëgojnë atë që ne do ua dorezojmë.