Sektori i Aviacionit është një nga më të prekurit me paraqitjen e virusit SARS-CoV 2. Që nga fillimi i krizës të gjithë palët e prekura punojnë shumë me vështirsi për normalizimin e rrjedhës së trafikut dhe kthimin e numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve në nivelin para krizës gjegjësisht në nivelin e vitit 2019 e cila në këto kushte meret si vit referues.
Është e qartë se procesi i imunizimit të popullatës dhe shfuqizimi i masave për udhëtime të vendosura nga shtetet janë zbutur me shum sukses nga pasojat e krizës së COVID-19 e cila vitin e kaluar e goditi fortë sektorin e aviacionit i cili pësoi dëme finansiare në përmasa të mëdha.
Eurocontrol gjatë gjithë kësaj periudhe mundohet të ndihmon me resurset e veta duke përfshirë edhe përpilimin e skenarëve afat-shkurtër dhe parashikimet afatgjate për nivelet e pritshme të trafikut me qëllim që tu ndihmojë ofuesve të shërbimeve për të optimizuar punën e tyre dhe për të kontribuar në përputhje me rrethanat për normalizimin e trafikut. Në parashikimin për muajin Tetor të vitit 2021 me të cilën përfshihet periudha nga viti 2021 deri më vitin 2027 ka përpiluar tre skenarë të mundshëm: “High” e cila është optimiste dhe e njëjta do të realizohet me vakcinimin e tutjeshëm masovik në Europë, por edhe global, qasje e koordinuar ndër-rajonale, restrikcione të relaksuara për udhëtime me cka rrjedha ndër-rajonale e trafikut ajror do të rrifillon nga mesi i vitit 2022. Skenari “Baseline” është i ngjashëm por ka të bëjë me rrjedhën e trafikut ajror jashtë Europës e cila kthehet në normalitet shumë ngadalë ashtu që pritet vetëm biznes fluturimet që ishin gjatë vitit 2019 të kthehen në vitin 2023. Sipas skenarit më pesimist “Low” pritet vëllimi e trafikut ajror të vitit 2019 të kthehet kah fundi i vitit 2017.
Ajo me të cilën M-NAV veqanërisht krenohet është fakti që gjatë muajit Gusht të vitit 2021 pothuajse arriti High skenarin dhe regjistroi ulje të trafikut ajror nga -7.8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2019, më pas pati një rënie te vogël të trafikut ajror edhe gjatë muajit Shtator me -11.9% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2019, më pas në muajin Tetor M-NAV përfundimisht pas më shumë se një vit e gjysëm regjistroi edhe rritje e trafikut ajror me 1,3% në krahasim me muajin Tetor të vitit 2019. Me këtë Republika e Maqedonis së Veriut për muajin Tetor të vitit 2021 është vendi me vëllim më të madh të rritjes së numrit të mbikalimeve krahasuar me vitin 2019 në nivel të shteteve anëtare te ECAC.
M-NAV shpreson që ky trend i rritjes i trafikut ajror do të vazhdojë edhe më tutje, dhe mbetetemi maksimalisht të përkushtuar në dhënien sherbimeve të sigurta klientëve tanë.
burimi: Eurocontrol