Kontrollorët e trafikut ajror të udhëhequr nga Presidenti i Këshillit Drejtues të SHA “M-NAV”, me ftesë të SECSI FRA Group dhe Albcontrol morën pjesë në takimin rajonal në Tiranë nga data 18-20 tetor. Tema e takimit ishte iniciativa për një qiell të përbashkët juglindor, hapësirë ajrore e planifikimit të lirë të fluturimit (SECSI FRA). Në takimin rajonal morën pjesë përfaqësues të ofruesve të shërbimeve të navigiacionit ajror nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria.
Ky takim rajonal ishte i një rëndësie të veçantë për M-NAV sepse zyrtarizoi anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë iniciativë. Ajo që i dha vlerë shtesë këtij takimi ishte një mundësi e mirë për të diskutuar çështje operative lidhur me këtë iniciativë, e cila do të ofrojë opsione për rrugën më të shkurtër për përdoruesit e hapësirës ajrore, do të sjellë përfitime të konsiderueshme përgjatë boshtit juglindor (Aksi Juglindor) , të cilat përfitime u diskutuan në këtë takim. Poashtu u bisedua edhe për momentin e diskutueshëm në funksionimin e sistemit tonë, i cili nuk përpunon FPL, pra janë tre pika për qarkullimin dalës drejt Tiranës.
Në këtë mbledhje u zhvillua edhe takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol- Hantin Bonati me të cilin u diskutua për zgjidhjen përfundimtare formale për delegimin e një pjese të hapësirës ajrore mbi Liqenin e Ohrit për nevojat e M-NAV gjatë ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror nga ana e ATC (Kontroli i Trafikut Ajror) Ohër si dhe vendosjen e një lidhje direkte telekomunikuese ndërmjet ATC Ohër dhe Albcontrol.
M-NAV vazhdon të mbajë takime rajonale në të gjithë rajonin me qëllim të zbatimit efektiv të kësaj inicijative.