Më 27.01.2022 në objektin e kontrollit të trafikut ajror, Кëshilli Drejtues i M-NAV i udhëhequr nga Z. Fahrudin Hamidi – Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv ne Sektorin e Navigacionit Ajror, Z. Vladko Krstevski –Drejtor Ekzekutiv në Sektorin Teknik dhe Z.Migjen Salmani – Drejtori Ekzekutiv për Çështje Financiare, Ligjore, Zhvillim dhe Investime patën nderin të mirëpresin Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Z.Bllagoj Boçvarski dhe Zëvendësin e tij Z.Bekim Rexhepi.

Gjatë vizitës, Ministri pati mundësinë të vizitojë ambientet tona operative dhe të njihej me punën tonë.

Kryetari i Këshillit Drejtues Z. Hamidi informoi për fillimin e аktiviteteve preliminare te parashikuara për ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe të përgjithshme prej 1200 metrash katrorë, ku do të vendostet sistemi i ri ATM, i cili do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve tona dhe modernizimin e institucionit.

Pavarësisht krizës në dy vitet e fundit të shkaktuar nga pandemia Covid-19 e cila pati një ndikim të madh negativ në trafikun ajror, M-NAV si ofrues i shërbimeve të navigacionit ajror u përball me një ulje drastike të të ardhurave, por me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë ekipit në Shoqërinë tonë ne arritëm ta tejkalojmë atë dhe të përmirësojmë treguesit tanë financiarë.

M-NAV vazhdon me modernizimin e sistemit të navigacionit ajror i cili do të mundësojë shumë në shërbimin e një vëllimi më të madh të trafikut, si dhe ofrimin e shërbimeve sa më profesionale dhe të sigurta të navigacionit ajror.