PARALAJMËRIMI I HERSHËM DHE VEPRIM I HERSHËM

Informacione hidrometeorologjike dhe klimatike për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Ekstremet e motit, klimës dhe ujit po bëhen më të shpeshta dhe më intensive në shumë pjesë të botës si rezultat i ndryshimeve klimatike. Më shumë se kurrë tani jemi të ekspozuar ndaj më shumë rreziqeve të motit, të cilat po zhvillohen si rezultat i rritjes së popullsisë, urbanizimit dhe degradimit të mjedisit jetësor.

Nuk mjaftojnë më parashikimet se si do të jetë moti. Sot, theksi i parashikimit vendoset në ndikimin e motit dhe informimi i hershëm i publikut se çfarë do të bëjë moti i cili është me rëndësi jetike për të shpëtuar jetë dhe mjete jetese. Megjithatë, çdo person i tretë ende nuk është i informuar siç duhet për sistemet e paralajmërimit të hershëm.

Koordinimi më i madh midis shërbimeve nacionale meteorologjike dhe hidrologjike, autoriteteve të menaxhimit me fatkeqësitë dhe agjencive të zhvillimit është thelbësor për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin më të mirë.

KOVID-19 ka komplikuar sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe ka dobësuar mekanizmat e saj përballues. Pandemia ka treguar gjithashtu se në botën tonë të ndërlidhur, ne duhet të përfshijmë një qasje vërtet të koordinuar, ndërkufitare që do të përfshijë rreziqet e lidhura me motin, për të arritur progres drejt qëllimeve globale për veprime klimatike, reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gatishmëria dhe aftësia për të vepruar në kohën e duhur, në vendin e duhur, mund të shpëtojë shumë jetë dhe të mbrojë jetesën e komuniteteve kudo, tani dhe në të ardhmen.

Според тоа, Prandaj, Dita Botërore e Meteorologjisë, 23 Mars 2022, ka temën “Paralajmërim i Hershëm dhe Veprim i Hershëm” dhe thekson rëndësinë jetike të informacionit hidrometeorologjik dhe klimatik për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.