Croatia Control (CCL) dhe DFS Aviation Services ishin nikoqirë të ATM Samitit të parë Juglindorë (SEAS) në Kavtat, i cili u zhvillua në 26 dhe 27 shtator 2022. Në takim u diskutuan këto tema:

  • Remote towers
  • Mundësi të reja për trajnimin e kontrollorëve të trafikut ajror
  • Menaxhimi i hapësirës ajrore (AMC)
  • Sistemet për menaxhim e trafikut të dronëve (UTM)

Në Samit ishin të pranishëm përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia, të cilët diskutuan situatën aktuale si dhe sfidat e ardhshme me të cilat do të ballafaqohet menaxhimi i trafikut ajror, kompleksiteti dhe diversiteti i të cilës do të shtohet gjithnjë e më shumë. Përqëndrimi ishte tek teknologjitë dhe shërbimet e reja për optimizimin e Rrjetit Evropian të Aviacionit. Kjo ngjarje është si rezultat i marrëveshjes për bashkëpunim e nënshkruar në fillim të këtij viti nga CCL dhe DFS Aviation Services për të përcaktuar rrugën për bashkëpunimin e ardhshëm në biznesin tregtar, kryesisht për të mbuluar fushat e trajnimit dhe konsulencës në aviacion, si dhe implementimin e projekteve të përbashkëta për ANSP dhe aeroporteve në Evropën Juglindore. CCL prezantoi implementimin e trajnimit ATCO (kontrollorëve të trafikut ajror) brenda organizatës, si dhe AMC portalin, i krijuar posaçërisht për menaxhimin e hapësirës ajrore duke marrë parasysh operacionet me dron. DFS Aviation Services prezantoi aktivitetet e tyre në lidhje me zhvillimin e proceseve dhe rregullativën në lidhje me Remote Towers, një teknologji e cila besohet se do të jetë e ardhmja e kontrollit të aeroporteve. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se ngjarja është një momentum pozitiv me shpresën se do të bëhet një ngjarje tradicionale vjetore për shkëmbimin e përvojave dhe ideve për bashkëpunim rajonal.