Sot, 20 tetor, është Dita Botërore e Kontrollit të Trafikut Ajror. Dhe këtë vit festohet njëqindvjetori i këtij profesioni. Në fillim të shekullit të kaluar, një nga ëndrrat më të mëdha të njeriut – të fluturojë, u bë realitet. Por shpejt u bë e qartë se një ëndërr e tillë, për të qenë e sigurt, duhet të realizohet me disa rregulla dhe të jetë nën kontrollin e dikujt. Pikërisht njëqind vjet më parë, në vitin 1922, Kontrolli i Trafikut Ajror u shfaq si partneri më besnik i ëndërrimtarëve më të guximshëm. Sot jemi këtu për të dëshmuar shekullin e parë të Kontrollit të Trafikut Ajror – një jubile i madh për këtë profesion. Kjo degë e aviacionit ka lindur në tokën evropiane midis Anglisë dhe Francës, por sot, kontrollorët e trafikut ajror janë roje të qiellit në të gjithë botën. (www.atc100years.org) Ata punojnë si ditën ashtu edhe natën, çdo ditë të javës, për të siguruar shërbim të vazhdueshëm në trafikun ajror. Në Maqedoni, 120 kontrollorë dhe ndihmës kontrollorë të trafikut ajror shërbejnë mbi 1200 avionë në ditë, duke përfshirë dy aeroportet Shkup dhe Ohër, si dhe avionët që fluturojnë mbi territorin tonë. Shtëpia e këtyre profesionistëve është SH.A.M-NAV Shkup dhe familja e tyre është ZKLM – Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë. (zklm.org) SH.A. M-NAV Shkup dhe ZKLM – Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë ua uron festën të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror në mbarë botën .