Shoqëria aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror SHA M-NAV Shkup me datë 28.07.2022 publikoi Konkurs për pranimin e 8 kandidatëve për trajnim për fitimin e licencës për kontrollor të trafikut ajror dhe punësim në kohë të caktuar, afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm ka zgjatur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune, duke llogaritur nga e dita e nesërme e publikimit të shpalljes (duke mos llogaritur vetë ditën e publikimit). .
Sipas nevojave dhe planeve të përcaktuara për punësimin e kontrollorëve të rinj të trafikut ajror, është kryer prokurimi publik për përzgjedhjen, trajnimin fillestar dhe trajnimin për ADI TWR për 8 kandidatë, me përfundimin e të cilit SHA M-NAV Shkup nënshkroi një marrëveshje me ofertuesin më të favorshëm, operatorin ekonomik GATE Aviation Training APS nga Danimarka.
Për të siguruar zbatim efikas dhe transparent të “SHA M-NAV” – Shkupi miratoi Plan Veprimin për rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror.
Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve të dorëzuara për shpalljen publike ka shqyrtuar aplikacionet e dorëzuara dhe ka konstatuar se nga gjithsej 247 (dyqind e dyzet e shtatë) aplikacione për shpalljen publike 3/2022, 243 (dyqind e dyzet e tre) aplikacione i plotësojnë kushtet e kërkuara.
Duke qenë se numri i kandidatëve që aplikuan ishte më i madh se 200 , u realizua testim parapërzgjedhës nga ana e GATE Aviation Training APS në bashkëpunim me Komisionin , pas të cilës më të mirët janë testuar me testin FEAST.
Testi parapërzgjedhës përbëheshte nga 3 module – Gjuha Angleze, orientim në hapësirë dhe të mendurit kritik (English, Spatial Reasoning and Critical Thinking). Komisioni për seleksionimin e kandidatëve nga M-NAV morri pjesë dhe përcolli tërë procesin I cili u mbajt në lokacion të siguruar nga ana e operatorit ekonomik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit (FEIT). Testimi parapërygjedhës është kryer në kompjuter dhe rezultatet janë marrë në mënyrë elektronike menjëherë pas përfundimit të testimit. Nga testi parazgjedhues është bërë renditja e të gjithë kandidatëve të paraqitur në test dhe kanë kaluar testin, gjithsej 225 kandidatë.
Sipas Plan Veprimit, kandidatët më të mirë nga parapërzgjedhja vazhduan testimin me testin FEAST (I, II, III).
Në testin FEAST I janë paraqitur 166 kandidatë, nga numri i përgjithshëm testin e kanë kaluar 55 kandidatë.
Prej 55 kandidatëve testin FEAST II e kaluan 13 kandidatë.
Këta 13 kandidatë kaluan edhe pjesën FEAST III të testit dhe u intervistuan nga operatori ekonomik sipas procedurave të tyre, duke përdorur një psikolog të trajnuar. Pas kryerjes së etapave selekcionuese nga ana e operatorit ekonomik në pajtim me Marëveshjen për prokurim publik (parapërygjedhjes, testimit me FEAST, intervistë me kandidatët e suksesshëm) GATE Aviation Training APS dorëzoi listën e rangimit të kandidatëve më të suksesshëm.
Në pajtim me Plan Veprimin parashikohet që kandidatët tu referohen ekzaminimeve mjekësore për klasin 3 në Qendër Mjekësore të Navigacionit Ajror i cili është i autorizuar për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore fillestare për klasën 3, ndërsa harxhimet për këto ekzaminime mjekësore do ti mbulon SHA M-NAV – Shkup.
Ekzaminimet mjekësore u caktuan në Qendrën Mjekësore të Navigacionit Ajror në Sofje pasiqë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka qendër mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore për klasin 3 .
Këshilli Drejtues i SHA M-NAV Shkup pas shqyrtimit të raportit të përgjithshëm për përzgjedhjen e bërë të kandidatëve të dorëzuar nga Komisioni mori Vendim për pranimin e përzgjedhjes nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror.
SHA M-NAV Shkup njofton se kandidatët e mëposhtëm do të vazhdojnë me trajnimin fillestar dhe trajnimin ADI TWR në qendrën e trajnimit GATE Aviation Training APS në Danimarkë.
- Marko Kolekjeski
- Anna Jovkoska
- Dorart Ambari
- Stefan Konstantinovikj
- Petrit Ajdini
- Ivan Popov
- Blerim Leskovica
- Dino Dominik Biondikj,
Kandidatëve të përzgjedhur i urojmë trajnim të suksesshëm.