Me datë 22 shkurt 2023 në Оhër, z. Fahrudin Hamidi, kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, mori pjesë në ceremoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Kërkim dhe Shpëtim në fushën e aviacionit ndërmjet vendeve anëtare të Komitetit Këshillimor Rajonal për Kërkim-Shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC).
Katër shtete anëtarë të RASARAC duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Serbisë, Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Sllovenisë kanë nënshkruar këtë marrëveshje.
Udhëheqja e Komitetit Këshillimor Rajonal për Kërkim dhe Shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC) nga Republika e Malit të Zi, këtë vit do të kalojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën kohë, Republika e Shqipërisë, si vend vëzhgues, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me shpresën për t’u bërë anëtare e këtij Komiteti në të ardhmen e afërt.
Në fjalimin e tij, Ministri I Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski theksoi se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht I rëndësishëm për vendosjen e standardeve të larta profesionale në navigacionin ajror.
Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Rajonal për Kërkim dhe Shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC) që nga viti 2016. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të shteteve anëtare Republika e Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika e Bullgarisë, Republika e Kroacisë, Republika e Malit të Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë, Republika e Sllovakisë dhe Republika e Sllovenisë.