E ardhmja e kushteve të motit, klimës dhe ujit përmes brezave

Ne jetojmë në një planet në të cilën gjithçka është e ndërlidhur. Ne e shfrytëzojmë Tokën që ka një atmosferë dhe një oqean global.

Moti ynë, klima dhe cikli i ujtit nuk njeh kufi dhe politikë kombëtare. Bashkëpunimi kombëtar ka një rëndësi të veçantë. Kjo filozofi ka nisur aktivitetet e komunitetit meteorologjik botëror që nga viti 1873 dhe do të jetë një udhëzues për transmetimin e shkencës në shërbime që i nevojiten shoqërisë për brezat aktualë dhe të ardhshëm.

Dita Botërore e Meteorologjisë, 2023 do të mbahet gjatë 150 vjetorit të Organizatës Botërore Meteorologjike. Theksi vihet në arritjet e kaluara, zhvillimin aktual dhe potencialin e së ardhshmes –që nga shfaqja e telegrameve në fund të shekullit të 19-të dhe parashikimet e destinuara për trafikun detar, deri te superkompjuterët dhe zhvillimi i teknologjisë hapësinore.


Gjatë kalimit të viteve, Shërbimet Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike kanë punuar vazhdimisht për të mbledhur dhe standardizuar të dhënat që mbështesin parashikimin e motit sot, të cilin ne e marrim si “të mirëqenë”. Historia e shkëmbimit të të dhënave në Organizatën Botërore Meteorologjike shkruan një histori të jashtëzakonshme për vizionin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe mbi të gjitha një sistem unik bashkëpunimi që synon t’i shërbejë shoqërisë.

Ky përvjetor, gjithashtu shërben si rikujtim e ndryshimeve klimatike. Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike -si një organizatë paraardhëse e Organizatës Botërore Meteorologjike – u themelua në vitin 1873 në një kohë kur ndotjet nga aktivitetet industriale dhe njerëzore sapo kishin filluar.

Si rezultat i gazeve serrë të cilët i bllokojnë nxehtësinë, temperatura mesatare globale tani është 1 ᴼ Celsius më e lartë se 150 vjet më parë. Kushtet tona meteorologjike janë më ekstreme, oqeani ynë global është më i ngrohtë dhe më acidik, niveli i detit është më i lartë, akullnajat dhe akulli po shkrihen gjithashtu. Ndryshimet po ndodhin me një ritëm më të shpejtë. Nevojitet veprim urgjent për të reduktuar emetimet dhe për të siguruar mbijetesën e brezave të ardhshëm dhe planetit tonë.

Lajmi i mirë është se me përparimin e shpejtë shkencor dhe teknologjik, saktësia e parashikimeve të motit dhe paralajmërimet e hershme që shpëtojnë jetë rritet ndjeshëm. Të dhëna të gjera shkëmbehen lirshëm në komunitetin më të gjerë se kurrë më parë, dhe lëndë të reja duke përfshirë mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale janë në dispozicion.

 Është arritur përparim i rëndësishëm në monitorimin, simulimin dhe planifikimin e kushteve klimatike globale për të mbështetur procesin e vendimmarrjes.

Cikli ynë meteorologjik, klimatik dhe hidrologjik do të jetë i ndryshëm në të ardhmen në krahasim me atë të së shkuarës. Koha, klima dhe shërbimet hidrologjike do të na ndihmojnë të përballemi me sfidat e duhura dhe të përfitojmë nga mundësitë.