Bashkëpunimi ndërkombëtar 

 

Meqënese ndodhemi në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik Republika e Maqedonisë së Veriut mund të jetë krenare për ofruesin e saj të shërbimeve të navigacionit ajror “M-NAV” SH.A. – Shkup, e cila dallohet në rajon për angazhimin e saj për pjesëmarrjen dhe kontribut aktiv në punën e instuticioneve dhe organizatave,si në nivel rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Duke pasur staf professional në zhvillim dhe ndjekje të vazhdueshme të trendeve globale “M-NAV” SH.A. – Shkup merr pjesë në organizata dhe forume ndërkombëtare që mbrojnë dhe promovojnë zhvillimin global të aktiviteteve në këtë sferë, në koordinim me të gjithë pjesëmarrësit në aviacion. Me angazhimin tonë për pjesëmarrje aktive në organizatat ndërkombëtare të aviacionit, duke forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal me të gjitha vendet fqinje dhe duke marrë pjesë në projekte shumëpalëshe, ne promovojmë rolin tonë si një faktor relevant në aviacion në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar për aktivitete transparente dhe interaktive në kuadër të anëtarësimit tonë në ICAO, EUROCONTROL, NATO, CANSO si anëtarë të plotë.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) 

 ICAO financohet dhe menaxhohet nga 193 qeveri kombëtare për të mbështetur bashkëpunimin e tyre në diplomacinë dhe transportin ajror si shtete nënshkruese të Konventës së Çikagos (1944).

Funksioni i saj kryesor është të mbajë një burokraci administrative dhe eksperte (Sekretariati ICAO) e cila mbështet këto ndërveprime diplomatike dhe eksploron politika të reja të transportit ajror dhe risitë e standardizimit, siç tregohet dhe miratohet nga qeveritë përmes Asamblesë së ICAO-s, ose nga Këshilli ICAO i zgjedhur nga asambleja.

Organizata Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EUROCONTROL)

 EUROCONTROL është një organizatë civile-ushtarake Pan-evropiane e dedikuar për të mbështetur aviacionin evropian..

Veprimtaritë e EUROCONTROL i referohen operacioneve, ofrimi I shërbimeve, zhvillimi i konceptit, hulumtimi, zbatimi i projekteve në të gjithë Evropën, përmirësime të performancës, koordinim me njerëzit dhe organet kyçe të aviacionit në nivele të ndryshme, si dhe ofrimin e mbështetjes për evolucionin e ardhshëm dhe orientimet strategjike të aviacionit, ata mbështesin të gjitha Shtetet Anëtare dhe pjesëmarrësit e tyre civilë dhe ushtarakë (duke përfshirë ofruesit e shërbimeve të navigacionit ajror, përdoruesit e hapësirës ajrore, aeroportet dhe prodhuesit e avionëve/pajisjeve) në një përpjekje të përbashkët për ta bërë aviacionin në Evropë më të sigurt, më efikas, më me kosto efektive dhe me ndikim minimal në mjedis.

Organizata e Shërbimeve të Navigacionit Civil Ajror (CANSO) 

CANSO është zëri global i industrisë së menaxhimit të trafikut ajror.

Si një shoqatë në këtë industri, ata i bashkojnë ofruesit botërorë e të shërbimeve të navigacionit ajror, novatorët udhëheqës të industrisë dhe specialistët e menaxhimit të trafikut ajror së bashku për të ndarë njohuritë, për të zhvilluar praktikat më të mira dhe për të formësuar të ardhmen për një hapësirë ​​ajrore të sigurt dhe të qetë.

CANSO siguron ofrimin e sigurt dhe efikas të shërbimeve të navigacionit ajror nëpërmjet:

  • Mbajtjes e një forumi ndërkombëtar për zhvillimin dhe shkëmbimin e ideve mbi çështjet aktuale që lidhen me menaxhimin e trafikut ajror
  • Zhvillimi i një rrjeti ndërkombëtar për ekspertët e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANS) për të shkëmbyer informata dhe për të promovuar praktikat më të mira brenda Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC).

 

Gjithashtu, ne vazhdimisht e promovojmë dhe forcojmë bashkëpunimin në rajon përmes pjesëmarrjes aktive në disa nisma rajonale:

 GATE ONE – Platforma rajonale e Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit ajror të 13 vendeve e krijuar në vitin 2013, me qëllim promovimin e një ATM-i (menaxhim të trafikut ajror) efikas, forcimi i bashkëpunimit operativ dhe teknik ndërmjet Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe mundësimi i një përfaqësimi më të fortë të harmonizuar të shteteve anëtare në Procesin Evropjan e vendimmarrjeve.

SECSI FRA- nga data 02.12.2021 Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet pjesë integrale e nismës SECSI FRA së bashku me Austrinë, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Slloveninë.. Përfshirja e RMV në SECSI FRA lejon përdoruesit e hapësirës ajrore planifikim më të mirë të fluturimit, për efikasitet më të madh, emetim më të ulët të gazrave të dëmshme dhe reduktim të ngarkesës së kontrollorëve të trafikut ajror.

BLUE MED  FAB – Një Projekt qëllimi I të cilit nuk kufizohet vetëm në zbatimin e plotë të Qiellit të Vetëm Evropian (Single European Sky) në territorin e shteteve anëtare, por edhe integrimin e tërësishëm ose pjesërisht, të vendeve fqinje që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, me qëllim që të rriten standardet e ATM-it në rajon dhe të mundësohet trafik më i sigurt dhe më i harmonizuar ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare.

Më 27.04.2020 u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të BLUE MED FAB dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

DANUBE FAB – Në mbledhjen e 6-të të Këshillit Drejtues të DANUBE FAB mbajtur më 28.10.2015 në Sofje, Republika e Maqedonisë së Veriut fitoi statusin e vëzhguesit, me të cilin DANUBE FAB tregoi përkushtimin e saj për të bashkëpunuar me vendet fqinje me qëllim të përmirësimit të rrjetit evropian ATM – Menaxhimit të Trafikut Ajror.

Për të arritur qëllimet e saja strategjike, duke nënshkruar Marrëveshjet e Bashkëpunimit, M-NAV i koordinon aktivitetet e saja me ofruesit fqinjë të shërbimeve të navigacionit ajror nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm për përmirësimin e procedurave për koordinim dhe rritje të nivelit të interoperabilitetit të sistemeve dhe procedurave operative.