Menaxhimi i Kompanisë
Këshillit Drejtues

Z. Vladimir Risteski
Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror
Në pozitat udhëheqëse në M-NAV SHA Shkup, Vladimir Risteski vjen nga radhët e punonjësve me përvojë pune shumëvjeçare si Ekspert i menagjimit të trafikut ajror (ATM) në Kontrollin Rajonal të Fluturimeve.
Vladimir Risteski ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Informatikë dhe është pajisur me titullin, inxhinier i diplomuar në informatikë në vitin 2004, ndërsa është kualifikuar si kontrollor i fluturimeve gjatë një trajnimi dyvjeçar në Beograd në Drejtorinë Federale për Kontrollin e Fluturimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 2001.
Që atëherë, ai ka punuar në SH.A. M-NAV Shkup dhe fillimisht është pajisur me licencë për Kontrollor të Trafikut Ajror në Kullën e Shkupit, pastaj me licencë për Kontrollor Planifikues në të Trafikut Ajror në qendrën e Kontrollit të zonës në Shkup dhe gjithashtu zotëron licencat për Kontrollor Ekzekutiv të Trafikut Ajror dhe për instruktor për trajnim të kontrollorëve të fluturimeve që nga viti 2009.
Gjatë karrierës së tij të gjatë në M-NAV SHA Shkup, Vladimir Risteski ka ndjekur edhe shumë trajnime në qendrën e trajnimit të EUROCONTROL në Luksemburg si dhe në qendra të specializuara për shkollim në Pragë, Sofje, Romë dhe Madrid.

Z. Milan Koraq
Anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit për Teknik të Aviacionit
Millan Koraq është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe menaxher me më shumë se tre dekada përvojë profesionale në sektorin e energjisë elektrike dhe industrinë ajrore. Ka lindur në Shkup dhe ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Shkup dhe Sarajevë, në drejtimin elektroenergjetik.
Karrierën e tij profesionale e filloi në “Energoinvest” – Sarajevë, e më pas edhe në “EMO Ohër”, ku punoi në projektimin dhe ndërtimin e trafostacioneve dhe objekteve të tjera elektroenergjetike. Në vitin 1994 kaloi në aviacion si dispeçer i fluturimeve në qendrën operative “MAT Transporti Ajror Maqedonas”, dhe më pas edhe në “Avioimpeks”, ku ishte përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit për fluturime (plane të navigacionit, NOTAM-et, meteorologjinë), monitorimin e trafikut dhe koordinimin e shërbimeve operative.
Në vitin 1996 i bashkohet Sh.A ‘’M-NAV’’ Shkup, ku e ndërton karrierën e tij më të rëndësishme. Për më shumë se dy dekada ka punuar si udhëheqës dhe instruktor për sistemet elektroenergjetike për furnizim të pandërprerë dhe rezervë të pajisjeve teknike për kontrollin e fluturimeve. Angazhimi i tij përfshin mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese, zhvillimin e procedurave, si dhe trajnimin profesional të personelit të kontrollit të trafikut ajror të ATSEP. (personat përgjegjës për instalimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe monitorimin e pajisjeve teknike dhe dhënien e shërbimeve të navigacionit ajror) – një segment kyç për sigurinë e trafikut ajror.
Përveç përvojës praktike, Millan Koraq ka përfunduar disa trajnime dhe specializime për sistemet e furnizimit me energji, menaxhimin e sigurisë operative në aviacion (SMS), si dhe njohuri mbi standardet dhe organizatat ndërkombëtare (ICAO, ESARRs, IFATSEA, EASA).

Z. Fatmir Zimberi
Anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv për çështje Financiare, Ligjore, Zhvillim dhe Investime
Fatmir Zimberi është një jurist dhe këshilltar me përvojë të pasur profesionale në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga dhjetori i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2015, ai punoi si këshilltar për monitorimin dhe planifikimin e strategjive në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më pas, në periudhën nga gushti i vitit 2015 deri në janar të vitit 2024, ai ka ushtruar funksionin e këshilltarit për mbështetje profesionale dhe marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në Shkup.
Në vitin 2024, Zimberi e vazhdoi karrierën e tij profesionale si këshilltar për Programin për Kujdes ndaj Investitorëve në Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit, ku ka punuar nga 12 janari deri më 31 tetor. Nga 1 nëntori i vitit 2024 deri në emërimin e tij aktual si Drejtor Ekzekutiv në ShA M-NAV Shkup, ai ka qenë i punësuar si këshilltar juridik për çështje ligjore dhe prokurime publike në Agjencinë për Rezervat e Detyrueshme të Naftës (MAKORA) në Shkup.
Në fushën e arsimit, Zimberi është magjistër i drejtësisë, me drejtim në të drejtën civile, i diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në shkurt të vitit 2021, studimet universitare në drejtësi i ka përfunduar në të njëjtin universitet në shtator të vitit 2008.