FINANCIMI
Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për menaxhimin e Trafikut Ajror dhe Dhënien e Shërbimeve në Navigacionin Ajror ShA M-NAV Shkup, është shoqëri aksionare joprofitabile që nuk financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut por nga mjetet e veta të marra nga EUROCONTROL për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe qëllimi i tyre është i përcaktuar qartë nga Rregulloren e BE-së 1794/2006.
ShoqëriaAksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror M-NAV SH.A. Shkup, financohet nga:
– pjesa e kompensimit e realizuar në bazë të ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror
lartësia e të cilës përcaktohet me çmimoren e ofruesit të shërbimeve të
navigacionit ajror në mënyrë të përcaktuar sipas nenit 56, paragrafit (4) të Ligjit për Aviacion,
– kompensim për trajnim të personelit ANS dhe
– tatime, huamarrje, kredi dhe ndihmë tjerër financiare dhe teknike.
(1) Për shfytëzimin e shërbimeve të navigacionit ajror mbi hapësirën tonë ajrore, operatori i mjetit fluturues paguan një tarifë, e cila përbëhet nga një tarifë që financon kostot e shërbimeve për mbikalimet (En Route Charges) dhe një tarifë që financon kostot e shërbimeve terminale (Terminal Charges).
(2) Tarifa me të cilën financohen shpenzimet për shërbimet e mbikalimeve ( En Route Charges) nga paragrafi (1) i këtij neni mblidhen nga EUROCONTROL i cili ia bart Agjencisë dhe ofruesit të shërbimive të navigacionit ajror në bazë të marrëveshjes së lidhur më parë.
(3) Tarifa me të cilën financohen shpenzimet e shërbimeve terminale (Terminal Charges) nga paragrafi (1) i këtij neni, e merr ofruesi i shërbimeve të navigacionit ajror ose EUROCONTROL. Nëse pagesën e mer EUROCONTROL, ai e transferon atë te ofruesi i shërbimeve të navigacionit ajror bazuar në një marrëveshje të lidhur më parë.