TEMA: NË VIJËN E PARË TË AKTIVITETEVE KLIMATIKE

Ndryshimi i klimës është një kërcënim real dhe i pamohueshëm për të gjithë civilizimin tonë. Efektet tashmë janë të dukshme dhe do të jenë katastrofike nëse nuk veprojmë menjëherë. Prandaj, tema e Ditës Botërore të Meteorologjisë 2024 është “Në vijën e parë të aktiveteteve klimatike“.

Aktivitet klimatik do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Por të gjithë janë dakord që ato aktivitete janë të nevojshme, urgjente dhe nënkuptojnë thirrje për të gjithë. Të gjithë ne duhet të veprojmë në të njëjtin drejtim. Komunitetet tona meteorologjike dhe hidrologjike mbledhin, ndajnë dhe analizojnë të dhëna për motin, ujin dhe mjedisin jetësor. Këto të dhëna janë baza për të kuptuar se çfarë po ndodh me klimën tani dhe si po ndryshon.

Si çështje prioritare, shërbimet hidrometeorologjike në mbarë botën janë të angazhuara në përmirësimin e sistemeve të tyre të paralajmërimit të hershëm, të cilat nga ana e tyre janë baza e përshtatjes dhe reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë. Megjithatë, sot shumë vende nuk janë në gjendje të japin këto paralajmërime të hershme për të mbrojtur njerëzit e tyre. Kjo është arsyeja pse, si pjesë e komunitetit global, SMO po fillon iniciativën “Paralajmërime të hershme për të gjithë”. Çdo person në Tokë duhet të ketë qasje informimi në kohë dhe autoritar për rreziqet e motit dhe klimës deri në fund të vitit 2027.

Klima dhe moti ndikojnë pothuajse në çdo aktivitet, dhe informacionet për motin dhe klimën nxisin rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë më shumë për ta kthyer shkencën e klimës në shërbime. Dhe duhet ti bëjmë këto shërbime më të kapshme për të gjithë dhe ti përdorim ato në mënyrë më efikase.


Në Ditën Botërore të Meteorologjisë, Shërbimet Nacionale Meteorologjike dhe Hidrologjike janë në qendër të vëmendjes. Ato janë kyçe për reduktimin e rrezikut, zhvillimin, përshtatjen, zbutjen dhe qëndrueshmërinë. Ekspertiza e tyre duhet të përfshihet në politikat e nivelit të lartë për veprimin klimatik. Të ballafaquar me sfida të papara mjedisore , ne meteorologët nuk jemi thjesht vëzhgues. Në vend të kësaj, ne jemi ftuar të jemi ndërruesit e lojës. Roli ynë si shkencëtarë dhe përfaqësues për planetin nuk ka qenë kurrë më vendimtar.

Së bashku ne qëndrojmë në vijën e parë të aktiviteteve klimatike ndërsa përqafojmë udhëtimin përmes bashkëpunimit dhe inovacionit, duke përdorur ekspertizën kolektive për të tejkaluar sfidat dhe për të arritur vizionin tonë të përbashkët për një botë më të sigurt dhe më rezistente për gjeneratat e ardhshëme – një botë ku fëmijët lulëzojnë në harmoni me natyrën.