Lidhur me deklaratën e fundit nga SSKL (Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror) se Keshilli Drejtues i M-NAV  SHA Shkup nuk e respekton Marrëveshjen dhe shpall konkurs për punësimin e personelit jo esencial, ju njoftojmë se keto thenie janë të pavërteta dhe se konkurset e publikuara janë në përputhje me planin financiar për vitin 2023, të miratuar nga Qeveria e RSM dhe pëlqimin të marë nga Ministria e Financave. Janë respektuar afatet ligjore të përcaktuara në ligjin për marrëdhëniet e punës dhe shpalljet kanë afat 10 ditë për aplikim dhe jo afat 2 ditë siç u paraqit në opinion nga kryetari i SSKL.

 Lidhur me deklaratën se Këshilli Drejtues i M-NAV SHA Shkup publikon shpallje për profile jo esenciale, të njëjtat kategorikisht i refuzojmë si të pabazuara sepse kemi nevojë për kandidatë nga profili profesional, operativ, inxhinierë, teknikë dhe staf meteorologjik, operator në në qendrën për miratimin e fluturimeve, përkthyes nga maqedonishtja në shqip, që është detyrim ligjor që rrjedh nga ligji për përdorimin e gjuhëve. Nevoja për një asistent në departamentin e navigacionit ajror dhe një këshilltar-kontabilist i pavarur në departamentin e financave është e nevojshme.

Por konkurs për një këshilltar të pavarur në departamentin e burimeve njerëzore NUK është publikuar.

 Konkurset janë të publikuara në dy media të shkruara, Koha dhe Vecer, me afat për prej 10 ditësh (pa llogaritur vetë ditën e publikimit), janë publike dhe mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet.

 Njoftojmë gjithashtu publikun se sot, 18 dhjetor 2023. Kompania jonë i ka dërguar një shkresë- urgjencë Agjencisë së Punësimit të RSM-së për të dhënë sqarim  lidhur me shpalljen e konkurseve me afat prej 2 ditësh, që është në kundërshtim me afatin tonë të përcaktuar prej 10 ditësh.

Këshilli Drejtues  M-NAV SHA Shkup