Shërbimet METEO

Vëzhgimet

Misioni ynë është ti sigurojmë klientët me informacione të aviacionit MET. Në M-NAV bëjnë vëzhgime dhe matje të sakta meteorologjike ipen parashikime të motit dhe paralajmërime në aeroporte. Ne veprojmë si një qendër survejimi meteorologjik në Shkup FIR. Shërbimi ynë meteorologjik gjithashtu siguron përdoruesit e hapësirës ajrore dhe informacionin ndërkombëtar meteorologjik.
Kushtet e tanishme të motit vërehen vazhdimisht nga stacionet e vëzhgimit në të dy aeroportet ndërkombëtare – Shkup dhe Ohër. Bazuar në këto të dhëna, krijohen mesazhe vëzhguese (mesazhe METAR), të koduara në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare që jepen rregullisht në shkallë ndërkombëtare. Ekziston edhe një stacion për zbulimin e bubullimës dhe me ndihmën e imazheve satelitore të motit, po ndihmojmë të parashikojmë fenomenet meteorologjike që janë të rrezikshme për trafikun ajror.

Parashikimet e motit dhe paralajmërimet

 

Në mënyrë që të lëshohen parashikimet e motit në trafikun ajror, kërkohet një seri mesazhe dhe buletine që përputhen me marrëveshjet ndërkombëtare, standardet dhe rekomandimet e Aneksit 3 të ICAO dhe dokumentet e tjera përkatëse të ICAO-s dhe WMO-s. Parashikimet e motit jo vetëm që konvertohen në porosi tekstuale por gjithashtu shfaqen grafikisht në formën e hartave dhe meteogrameve, nëse është e nevojshme. Të gjitha anët e trafikut ajror marrin paralajmërime për fenomenet e motit të rrezikshëm në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin veprime për të siguruar sigurinë optimale gjatë kryerjes së operacioneve.

Trajnime

 

Në M-NAV, ipen trajnime në vet organizimin e të gjithë stafit në Departamentin e MET, por edhe tek stafi tjetër i MET (kontrollorët e trafikut ajror, personeli teknik, etj.).Sigurohen Kurset e trajnimit për aviacionin meteorologjik që plotësojnë nevojat e palëve të treta dhe stafit të cilët nuk janë të punësuar nga M-NAV (operatorët e aeroportit, pilotët ushtarakë, pilotët sportivë etj.) Për më shumë informacion mbi trajnimin meteo, ju lutemi në kontakt me M-NAV dhe me MET stafin direkt.

Klimatologji

 

Në bazën tonë klimatologjike të të dhënave (CLDB nga Microstep-MIS), mblidhente dhënat meteorologjike në Aeroportet Shkup dhe Ohër. Këto të dhëna kontrollohen dhe arkivohen për përdorim të mëtejshëm, të shndërruara në përmbledhje klimatologjike që janë hartuar për të përmbushur nevojat e palëve të interesuar, siq janë Qeveria, Kontrolluesit e trafikut ajror, përdoruesit e shërbimit të aeroportit etj.